Gjatë mesjavës (e mërkurë dhe e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në sfidat përkatëse.
Lideri Drita luan të mërkurën si mysafir i Vushtrrisë që ndodhet në zonën e rrezikut për të rënë nga elita, ndërsa gjyqtar i këtij takimi është Kreshnik Vula.
Trepça ‘89 dhe Flamurtari ndeshen të mërkurën në luftën e drejtpërdrejtë për mbijetesë, ndërsa gjyqtar i takimit është Tefik Maloku.
Prishtina luan të enjten në përballjen interesante në udhëtim te Llapi, ndërsa drejtësinë në këtë sfidë do ta ndajë Selim Isufi.
Më poshtë janë emrat e të gjithë gjyqtarëve të ndeshjeve të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll:
/Telegrafi/