Gjyqtarët kosovarë do të vazhdojnë të ndajnë drejtësinë në arenën evropiane.
Edhe këtë javë në Ligën e Konferencës do të ketë gjyqtarë nga Kosova që do ta ndajnë drejtësinë.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët për ndeshjet e rrethit të dytë në Ligën e Konferencës.
Kësisoj gjyqtari Genc Nuza, së bashku me ndihmësit Bujar Selimaj dhe Fatlum Berisha do të udhëtojnë drejt Sllovakisë.
Në ndeshjen Ruzomberok – Riga, Nuza së bashku me ndihmësit e tij do ta ndajnë drejtësinë.
Ndërkohë gjyqtari i katërt për këtë sfidë do të jetë vushtrriasi Dardan Çaka. /Telegrafi/