Site icon Telegrafi

Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Gent–Zilina

UEFA vazhdon t’i delegojë gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet e garave të saj, duke i vlerësuar për profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në fushën e ndarjes së drejtësisë.

Kësaj radhe, gjyqtari i njohur Visar Kastrati do ta ketë nderin për të drejtuar një ndeshje të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.

Bëhet fjalët për takimin mes dy skuadrave të fuqishme, Gent nga Belgjika dhe Zilina nga Sllovakia, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:00.

Treshja që pritet ta gjykojë ndeshjen Gent-Zilina

Kastrati, i njohur për integritetin dhe ndershmërinë e tij në fushën e lojës, do të ketë në asistencë Granit Hysenin dhe Lumturije Muhadrin, po ashtu dy emra të njohur dhe të respektuar në komunitetin e gjyqtarëve në Kosovë.

Gjyqtar i katërt për këtë sfidë të rëndësishme është Ilir Mehmeti.

Ndryshe, edhe javën e kaluar u deleguan dy katërshe të gjyqtarëve nga Kosova për ndeshjet e Ligës së Konferencës. /Telegrafi/

Exit mobile version