Site icon Telegrafi

Gjyqtarët kosovarë delegohen për të ndarë drejtësinë në Ligën e Konferencës

Gjyqtarët kosovarë do të jenë të angazhuar gjatë kësaj jave në arenën evropiane, më saktësisht në Ligën e Konferencës.

Sot (e martë) u bë e ditur se pesë gjyqtarët nga Kosova do të jenë përgjegjës për ndarjen e drejtësisë në duelin që do të zhvillohet mes Djurgarden dhe Vitoria SC.

Genc Nuza si gjyqtar kryesor i këtij takimi do të ndihmohet nga dy asistentët e tij Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni.

Në rolin e gjyqtarit të katërt do të jetë Ilir Mehmeti teksa asistent në dhomën e VAR-it është caktuar Dardan Çaka.

Kjo përzgjedhje e pesë gjyqtarëve kosovarë na dëshmon edhe një herë tjetër besimin që ka shtëpia e futbollit UEFA tek ta.

Sfida mes Djurgarden dhe Vitorias do të luhet të enjten me fillim nga ora 18:45 dhe është e vlefshme për rrethin e dytë të ndeshjeve në Ligën e Konferencës./Telegrafi/

Exit mobile version