Site icon Telegrafi

Gjyqtarët kalojnë testet fizike, të gatshëm për sezonin pranveror

(Foto: ffk-kosova.com)

Nga data 30 janar e deri sot (2 shkurt) është mbajtur Seminari me Gjyqtarë të Futbollit nën përkujdesjen e FFK-së dhe UEFA-së, ku instruktorë ka qenë Alan Snoddy.

Gjatë këtij seminari para gjyqtarëve janë ligjëruar tema të ndryshme siç janë: Loja me dorë, Incidentet në zonën e penalltisë, bashkëpunimi si dhe tema të tjera të referimit – transmeton FFK.

Në seminar kanë qenë 75 pjesëmarrës të cilët nën vëzhgimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv, Xhelal Broja dhe kryetarit të Komisionit të gjyqtarëve, Përparim Hasani, i janë nënshtruar testit fizik.

(Foto: ffk-kosova.com)

Nga 74 pjesëmarrës në testin fizik të gjithë kanë kaluar testet dhe vetëm njëri nga ta, nuk ka arritur që të kalojë.

Komisioni i Gjyqtarëve ka përcjellë gjithë ecurinë e seminarit dhe vlerëson se gjyqtarët janë të gatshëm për fillimin e sezonit pranveror.

Exit mobile version