Telegrafi

Gjyqtarët ende nuk kanë vlerësuar akuzat për rastin “Talir”

Gjykata Penale njofton se akuzat për rastin e PSP-së “Talir” ende nuk janë vlerësuar. “Komisioni për vlerësimin e akteve të Prokurorisë mbajti një takim publik në praninë e palëve, por deri më sot nuk është marrë asnjë vendim për të vlerësuar veprimet e prokurorisë. Duke pasur parasysh se për të njëjtin rast kundër një të akuzuarit, në bazën e pranimit të fajësisë, tashmë ka një aktgjykim, nuk duhet të konkludohet se aktet e prokurorisë janë vlerësuar”, shkruan në deklaratën e Gjykatës Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP vitin e kaluar ka paraqitur dy aktakuza për rastin “Talir”. Në aktakuzën e parë përfshihen Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozhinovski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. Ata janë akuzuar se në mënyrë të paligjshme kanë marrë të paktën 4,6 milion para të gatshme për partinë. Çingarovska vitin e kaluar ka pranuar fajin dhe mori një dënim me kusht.

Lexo po ashtu Rasti “Talir”: Çingarovska pranoi fajin dhe mori dënim me kusht

Nikolla Gruevski dhe Kiril Bozinovski akuzohen për ndërtimin e selisë së re të partisë. Ata nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e objektit me kompaninë e ndërtimit “Beton” nga Shtipi, megjithëse ata nuk kishin të drejtë ta bënin këtë, sepse kjo kompani ka pasur kontratë të nënshkruar për blerje publike me institucionet tjera shtetërore. Me marrëveshjen me “Beton” ata organizuan “përfitime joproporcionale” për OBRM-PDUKM-në dhe kështu ata fituan një përfitim prej më shumë se 8 milionë euro për partinë./Telegrafi/