Site icon Telegrafi

Gjyqtarët e xhiros së 24-të në Albi Mall Superligë, Bardh Ajeti do të ndajë drejtësinë në derbi

Xhiro e 24-të në Albi Mall Superligë do të zhvillohet këtë mesjavë me pesë ndeshje që do të luhen të martën, mërkuren dhe enjten.

Sigurisht që vëmendja është në derbin Drita – Ballkani dhe tanimë është hedhur shorti i gjyqtarëve.

Bardh Ajeti do ta ndajë drejtësinë në derbi, derisa do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri dhe Zgjim Rrahimi si asistentë.

Në sfidën tjetër që zhvillohet të martën mes Ferizajt dhe Llapit, Ilir Mehmeti do të ndajë drejtësinë.

Duelin mes Malishevës dhe Gjilanit e drejton Mentor Ajeti, derisa në sfidën Prishtina – Dukagjini gjyqtar kryesor është Kujtim Krasniqi. /Telegrafi/

Exit mobile version