Site icon Telegrafi

Gjyqtarët e xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë: Çaka dhe Ajeti drejtojnë ndeshjet kryesore

Është hedhur shorti për gjyqtarët që do të gjykojnë ndeshjet e xhiros së 23-të në Albi Mall Superligë.

Super duele do të ketë këtë xhiro në elitën e futbollit kosovar, derisa ato më kryesoret zhvillohen të shtunën Llapi – Drita dhe Ballkani – Prishtina.

Në ndeshjen hapëse mes Ferizajt dhe Suharekës, drejtësinë do ta ndajë Lirim Jashari.

E në duelin mes Llapit dhe Dritës, gjyqtar kryesor do të jetë Mentor Ajeti me ndihmësit Bekim Rama dhe Drilon Rexhepi.

Dardan Çaka është gjyqtar kryesor në sfidën Ballkani – Prishtina.

Sfida që do të zhvillohet në Klinë mes Dukagjinit dhe Malishevës gjykohet nga Burim Jahmurataj, ndërsa në duelin mes Gjilanit dhe Feronikelit ’74 gjyqtar kryesor është Ersen Janovali. /Telegrafi/

  

Exit mobile version