Katër gjyqtarë të njohur italian do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Çekisë.
Kosova dhe Çekia do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për Euro 2020.
Dardanët janë mysafirë të Çekisë në takimin e shtatë të vlefshëm për Grupin A në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Ky takim vendimtar për kualifikim në Evropian i është besuar gjyqtarit të njohur italian, Gianluca Rocchi, i cili do ta ndajë drejtësinë.
Filippo Meli dhe Ciro Carbone do të jenë asistentët e tij nga krahët, ndërsa gjyqtar i katërt është Massimiliano Irrati.
Ndryshe, takimi zhvillohet në Doosan Arena të Plzen me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/