Java e 28-të në Ipko Superligën e Kosovës ka rezervuar disa ndeshje mjaftë interesante.
Vëmendja më e madhe e adhuruesve të futbollit të Kosovës do të jetë në Gjilan, ku zhvillohet edhe kryendeshja e javës.
Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës që po lufton për titullin e kampionit.
Dardan Çaka do ta gjykojë këtë sfidë derbi, së bashku me ndihmësit Besnik Morina dhe Fatmir Abrashi, ndërsa gjyqtar i katërt është Leutrim Mustafa.
Drenica do ta pres Llapin në ndeshjen tjetër të ditës së shtunë, në një takim që drejtohet nga Kreshnik Vula.
Ditën e diel kampioni në fuqi Drita pret Trepçën ’89, ndërsa KEK-u është nikoqir i Feronikelit.
Ndërkohë për të hënën zhvillohen dy ndeshje tjera, Liria – Ballkani dhe Ferizaj – Flamurtari. /Telegrafi/