Telegrafi

Gjyqtarët e Kosovës shkruajnë historinë, debutojnë në arenën ndërkombëtare (Foto)

Genc Nuza, Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj kanë debutuar në arenën ndërkombëtare.

Ata janë duke e gjykuar ndeshjen Turqi – Moldavi, që është miqësore në kuadër të FIFA-s.

Kjo treshe e gjyqtarëve nga Kosova janë certifikuar nga FIFA dhe mund ta gjykojnë në ndeshjet ndërkombëtare.

Kjo është ndeshja e parë për ta, ndërsa është duke u zhvilluar në një atmosferë të jashtëzakonshëm e krijuar nga tifozët turq. /Telegrafi/