Java e tetë në elitën e futbollit kosovar do të startoj ditën e diel.
Kryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në Podujevë, ku Llapi do të jetë nikoqire e Prishtinës.
Federata e futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe gjyqtarët e gjashtë takimeve.
Gramoz Shala me ndihmësit Visar Kelmendi, Gzim Mehmeti dhe Fatmir Tahiri do ta drejtojnë derbin nes Llapit dhe Prishtinës.
Besfort Kasumi, Driton Preniqi, Granit Hyseni dhr Labinot Fejzaj do ta drejtojnë ndeshjen mes Besës dhe Drenicës.
Ndërkohë gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza do të gjykoj takimin e ditës së hënë mes Feronikelit dhe Dritës. /Telegrafi/