Telegrafi

Gjyqtarët e javës së shtatë në Ipko Superligë, Besfort Kasumi gjykon derbin

Federata e Futbollit të Kosovës, ka caktuar gjyqtarët e javës së shtatë në Ipko Superligë.

Drejtësinë në derbin numër 30-të kampional ndërmjet Gjilanit dhe Dritës do ta ndajë gjyqtari Besfort Kasumi.

Gjyqtari nga Prishtina do të shoqërohet nga asistentët Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë që Alban Shala do të jetë gjyqtarë i katërt.

Java e shtatë në Superligën e Kosovës fillon me duelin Feronikeli – Ferizaj, ndërkohë që ‘bilbili’ kryesor i është besuar Fatmir Tahiri, i cili do ndihmohet nga asistentët Meriton Berisha dhe Safet Berisha.

Ndërkohë që Erdall Zasella do jetë gjyqtarë i katërt.

Selim Isufi do ta gjykojë ndeshjen e nxehtë ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës, teksa do të ketë përkrah gjyqtarët me stemën e FIFA-s, Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn. Ndërsa gjyqtarët i katërt do të jetë Bardh Ajeti. /Telegrafi/