Telegrafi

Gjyqtarët e javës së parë në Superligë, Kasumi dhe Nuza në dy ndeshjet derbi

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll pritet të startoj sot.

Ndeshja e parë për tu zhvilluar në program është ajo mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë.

Tashmë edhe bërë edhe delegimi i gjyqtarëve për të gjitha ndeshjet e xhiros së parë.

Në ndeshjen e sotme gjyqtarë do të jenë: Alban Shala, Granit Hyseni, Fatlum Jashari dhe gjyqtar i katërt Dardan Çaka.

Kurse, në ndeshjen interesante mes Feronikelit dhe Gjilanit e cila pritet të zhvillohet ditën e diele, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Besfort Kasumi me asistentet Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtar i katërt Burim Jahmurtarj.

Takimi tjetër derbi i javës është ai mes Dritës dhe Llapit, ku do ta gjykojë Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Më poshtë i keni të gjithë të deleguarit në ndeshjet e javës së parë. /Telegrafi/