Federata e futbollit të Kosovës ka deleguar gjyqtarët për javën e katërt në Ipko Superligën e Kosovës.
Kjo javë do të sjell dy derbi të mëdhenj, pasi fillimisht të premten Prishtina do të jetë nikoqire e Llapit në Fadil Vokrri.
Ky takim do të gjykohet nga gjyqtari gjilanas Mervan Bejtuallahu, me ndihmësit Erduan Baliqi dhe Gzim Mehmeti.
Derbi tjetër i kësaj jave do të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, ku Drita do të pres kampionin në fuqi Feronikelin.
Ky takim zhvillohet të shtunën, ndërsa do të drejtohet nga Genca Nuza me ndihmësit e tij, Bujar Selimaj e Fatlum Berisha.
Ndërkohë të dielën në ndeshjen Ferizaj – Vushtrria, do të drejtohet nga Selim Isufi. /Telegrafi/