Java e gjashtë në elitën e futbollit kosovar do të startoj me ndeshjen mes Feronikelit dhe Trepçës ’89.
Federata e futbollit të Kosovës ka deleguar edhe gjyqtarët për javën e gjashtë, ndërsa në ndeshjen e parë do të jetë Kreshnik Vula.
Derbin e javës mes Gjilanit dhe Prishtinës do ta gjykojë Gramos Shala me ndihmësit Fatmir Sekiraqa, Visar Kelmendi dhe Leutrim Mustafa.
Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza do ta drejtojë derbin e rrafshit të Dukagjinit mes Lirisë dhe Besës. /Telegrafi/