Site icon Telegrafi

Gjyqtarët e javës së gjashtë në Ipko Superligë

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka deleguar ‘këmishëzinjtë’ që do ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së gjashtë të Superligës.

‘Bilbili’ kryesor për të ndarë drejtësinë në ndeshjen derbi të javës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit i është besuar Dardan Çakës.

Gjyqtari nga Vushtrria do të asistohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, kurse Selim Isufi do të jetë gjyqtarët i katërt.

Treshja e FIFA-s me në krye Genc Nuzën dhe asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të gjykojnë ndeshjen ndërmjet Dritës dhe Trepçë ’89.

Gjyqtarët i katërt në këtë ndeshje do të jetë Arben Halilaj. /Telegrafi/

Më poshtë i gjeni edhe të deleguarit e tjerë për ndeshjet e këtij vikendi:

Exit mobile version