Telegrafi

Gjyqtarët e javës së fundit të stinorit vjeshtor në Ipko Superligë, Tefik Maloku gjykon në derbi

Janë deleguar gjyqtarët për javën e 17 në Superligë, xhiro kjo e cila do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.

Derbi i javës do të zhvillohet të dielën në Gjilan, ku Gjilani do të jetë nikoqir i Prishtinës, derisa ky takim do të gjykohet nga Tefik Maloku.

Gjyqtari nga Podujeva do të jetë i shoqëruar nga asistentët Emond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë që Fatmir Tahiri do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Në një ndeshje tjetër të rëndësishme të javës si ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Dritës do të gjykohet ‘treshja’ me stemën e FIFA-s, me në krye Genc Nuzën si gjyqtarë kryesorë, Fatlum Berishën dhe Bujar Selimajn si asistent.

Visar Kastrati do të jetë gjyqtarë i katërt.

Tri ndeshje do të zhvillohen ditën e diel, ndërsa tri të tjera të hënën në kuadër të xhiros së fundit në Ipko Superligën e Kosovës për stinorin vjeshtor. /Telegrafi/