Federata e Futbollit të Kosovës ka caktuar gjyqtarët për javën e dytë në Ipko Superligën e Kosovës.
Java e dytë në elitën e futbollit kosovar fillon ditën e premte me ndeshjen Drenica – Llapi që do të drejtohet nga treshja e gjyqtarëve Gramos Shala, Fatmir Abrashi dhe Visar Kelmendi.
Ndeshja kryesore e kësaj xhiro pritet të zhvillohet në Therandë, ku Ballkani do të jetë nikoqir i kampionit në fuqi Feronikelit.
Ky takim që zhvillohet të shtunën do të gjykohet nga Tefik Maloku me ndihmësit Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Ndeshja tjetër e ditës së shtunë është ajo mes Ferizajt dhe Gjilanit.
Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen dy sfida të tjera Drita – Flamurtari dhe Vushtrria – Trepça ’89.
Në këtë xhiro nuk janë deleguar fare Genc Nuza dhe Besfort Kasumi. /Telegrafi/