Telegrafi

Gjyqtarët e javës së 20-të në Ipko Superligë, Selim Isufi gjykon derbin Prishtina – Ballkani

Java e 20-të në elitën e futbollit kosovar pritet të jetë shumë interesante.

Tanimë Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar edhe gjyqtarët e javës së 20-të në Ipko Superligë.

Vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit kosovar është në derbin e ditës së shtunë mes Prishtinës dhe Ballkanit.

Ky takim do të drejtohet nga Selim Isufi me ndihmësit Besnik Morina e Driton Preniqi.

Interesant pritet të jetë edhe ndeshja mes Feronikelit dhe Trepçës ’89 që do të drejtohet nga Besfort Kasumi me ndihmësit Fatlum Jashari e Granit Hyseni.

Dy ndeshje do të luhen ditën e premte, ndërsa tri të shtunën e vetëm një ditën e diel. /Telegrafi/