Site icon Telegrafi

Gjyqtarët e javës së 16-të në Ipko Superligë, Genc Nuza ndan drejtësinë në derbi

Elita e futbollit kosovar rikthehet në aksion të premten, me ndeshjen derbi mes Ballkanit dhe Gjilanit që do ta hapë javën e 16-të.

Dy skuadrat pretendente do të përballen në Therandë në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka deleguar tanimë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e xhiros së 16-të.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën mes Ballkanit dhe Gjilanit me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Ndeshje mjaftë interesante pritet të zhvillohet edhe të shtunën në Gjilan mes Dritës dhe Llapit.

Këtë takim gjyqtar kryesor do të jetë Fatmir Tahiri me ndihmësit Erduan Baliqi dhe Granit Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version