Site icon Telegrafi

Gjyqtarët e javës së 12-të në IPKO Superligë

‘Këmishzinjtë’ tashmë kanë marrë detyrat për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e javës së dymbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Kjo xhiro hap siparin me dy ndeshje ditën e shtunë, tri të tjera do të zhvillohen ditën e diel dhe një tjetër do të luhet të hënën.

Megjithëse dueli Gjilani – Trepça ’89 ende nuk është konfirmuar për ditën e ndeshjes dhe vendin ku do të luhet për shkak të dënimit që skuadra gjilanase pritet ta mësojë gjatë orëve në vijim.

Mervan Bejtullahu do ta drejtojë derbin lokal ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit që do të zhvillohet ditën e diel. Bejtullahu do të asistohet nga Driton Preniqi dhe Imran Kabashi. Alban Shala do të jetë gjyqtarë i katërt.

Gjyqtari me stemën e FIFA-s, Besfort Kosumi do ta drejtojë ndeshjen ndërmjet Llapit dhe Vushtrrisë. Ai do të ndihmohet nga asistentët Bujar Selimaj dhe Lumturie Muhadri, ndërkohë që Arben Halilaj do të jetë gjyqtarë i katërt./Telegrafi/

 

Exit mobile version