Telegrafi

Gjyqtarët e javës së 12-të në Superligë, Selimi e Nuza në dy ndeshjet derbi

Superliga e vazhdon aktivitetin e saj në këtë fundjavë, ku janë mësuar edhe gjyqtarët e kësaj jave.

Arbëria – Besa do të jetë ndeshja që do ta hap këtë xhiro të Superligës, por kjo ndeshje mbetet nën hije në krahasim me takimet që do luhen të dielën, atje ku gjyqtar kryesor do të jetë Burim Jahmurataj.

Në derbin e kësaj jave Drita – Prishtina që zhvillohet të dielën, drejtësinë do ta ndajë Selim Isufi.

Një një tjetër ndeshje po ashtu derbi si Ballkani – Gjilani, gjyqtar kryesor është Genc Nuza.

Bashkë me to në atë ditë do të luhet edhe takimi mes Llapit dhe Trepçës ’89, e cili do të gjykohet nga Mervan Bejtullahu.

“Derbi i Drenicës” do të luhet të hënën ku Besfort Kasumi do të jetë gjyqtar kryesor. /Telegrafi/