Site icon Telegrafi

Gjyqtarët e basketbollit në bojkot

Në fundjavë mund të mos zhvillohen edhe ndeshjet e të gjitha ligave që i organizon Federata e Basketbollit e Kosovës. Kjo pasi gjyqtarët e basketbollit kanë vendosur të mërkurën që të bojkotojnë të gjitha aktivitetet e organizuara nga FBK-ja prej së premtes e tutje.

Vendimin për bojkot, pra për të mos gjykuar ndeshjet, e mori Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës (SHGJBK), raporton Koha Ditore. /Telegrafi/ 

Exit mobile version