Elita e futbollit kosovar nuk humb kohë dhe vazhdon menjëherë në mesjavë me ndeshjet e xhiros së dytë, me ç’rast spikasin dy ndeshjet tejet interesante.
Në derbin e kësaj xhiro ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Selim Isufi, i cili do të shoqërohet nga asisentët e FIFA-s, Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërkohë Vigan Ibërdemaj do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Derbin tjetër të javës ndërmjet Llapit dhe Gjilanit, ndarjen e drejtësisë do ta bëjë Burim Jahmurataj.
Lumturije Muhadri dhe Safet Berisha do të jenë asistent, ndërkohë Isak Cerroviku si gjyqtar i katërt.
Delegimet e gjyqtarëve dhe personave zyrtare të ndeshjes janë bërë edhe për takimet Drenica – Besa dhe Arbëria – Prishtina. /Telegrafi/