Federata e futbollit e Kosovës (FFK) ka lajmëruar se janë caktuar gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen e parë zyrtare të përfaqësueses së Kosovës.
Kosova më 5 mars në stadiumin, Adem Jashari, në Mitrovicë do të takohet me kombëtaren e Haitit, ndërsa për këtë ndeshja gjyqtarët janë deleguar nga FIFA.
Takimin do ta drejtojnë tre gjyqtarë zviceran dhe një portugez, Stephan Klossner, Vital Jobin, Stephane A., Rodrigues Almedida dhe Fedayi San. /Sporti1/Telegrafi/