Telegrafi

Gjyqtarë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen San Marino – Norvegjia (U21)

UEFA vazhdon delegimin e gjyqtarëve kosovarë në garat evropiane, qoftë në nivel klubesh e qoftë në nivel të kombëtareve.

Kësaj radhe një katërshe e gjyqtarëve kosovarë është deleguar për ndeshjen kualifikuese të kombëtareve U21 për Euro 2025, ndërmjet San Marinos dhe Norvegjisë, e cila zhvillohet të enjten në orën 18:00.

Gjyqtarë kryesor do të jetë Mervan Bejtullahu, me asistentë Edmond Zeqirin e Fatmir Sekiraqën, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj.

Kujtojmë që kohëve të fundit UEFA i ka deleguar gjyqtarët kosovarë edhe në garat e klubeve si Ligën e Konferencës ku kanë marrë pjesë Genc Nuza, Visar Kastrati e Mervan Bejtullahu.  /Telegrafi/