Më 31 mars (e mërkurë), Spanja është nikoqire e Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.
Sfida e vlefshme për Grupin B zhvillohet në stadiumin Estadio de La Cartuja në Sevilla, ku të zgjedhurit e Bernard Challandes kanë udhëtuar për të bërë befasinë.
Në faqen zyrtare të UEFA-s tashmë janë publikuar emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë dhe që të gjithë janë danezë.
Jakob Kehlet është gjyqtari që do ta ketë barrën kryesore të takimit, derisa Lars Hummelgaard dhe Heine Sorensen janë gjyqtarë anësorë. Gjyqtar i katërt është caktuar Jens Maae.
Për Kosovën kjo është ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa në sfidën e parë në “Fadil Vokrri” pësoi humbje nga Suedia. /Telegrafi/