Telegrafi

Gjyqi për vdekjen e George Floyd – ndihmësit mjekësorë thonë se afro-amerikani nuk kishte puls, kur arritën në vendin e ngjarjes

Dy ndihmës mjekësorë i kanë thënë një gjykate në Minneapolis që George Floyd nuk kishte puls dhe nuk dukej se merrte frymë kur arritën në vendin e ngjarjes.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ish-oficeri i policisë amerikane, Derek Chauvin, po akuzohet për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd – pasi ia kishte vendosur gjurin në qafë për më shumë se tetë minuta, kur ky i fundit ishte i arrestuar në maj të vitit 2020.

Ndihmësi mjekësor, Seth Bravinder, tha se ai duhej të kërkonte nga Chauvin që të largohej nga Floyd në mënyrë që ata të kenë qasje te pacienti.

Chauvin, 45-vjeçar, i cili u pushua nga forca policore e Minneapolis, mohon akuzat për vrasje si dhe për vrasjen pa paramendim. /Telegrafi/