Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë që Gjykata Supreme të lejojë shfrytëzimin e hapësirave të saj për mbajtjen e seancave të rastit “Lagja e Trimave”, njofton Alsat M.
Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore Shkupi 1 gjatë ditëve të kaluara vendosi që lënda për mbështetësit e grupit të Kumanovës të bashkohet me lëndën tjetër për të cilën 29 persona tashmë akuzohen për veprën terrorizëm. Për veprën e mbështetjes logjistike akuzohen tetë persona.
Lënda tanimë ka 37 të akuzuar, 15 mbrojtës ndërkaq salla në të cilën janë mbajtur seancat e deri tanishme nuk ka pasur kapacitet për mbajtje të seancës me numër kaq të madh të personave, marrë parasysh edhe familjarët e të akuzuarve dhe gazetarët të cilët gjithashtu kanë të drejtë të jenë të pranishëm nëpër seancë. /Telegrafi/