Site icon Telegrafi

Gjyqi i P Diddy në të njëjtën ditë me ceremoninë e Met Gala: Ai përballet me burgim të përjetshëm

P.Diddy

Gjyqi i reperit P Diddy është caktuar për 5 maj 2025.

Në të njëjtën ditë do të mbahet edhe Met Gala, ku Diddy ka qenë i ftuar disa herë.

Prokurorja Emily Johnson theksoi se provat do të zgjasin të paktën tre javë dhe avokati mbrojtës Marc Agnifilo tha se mbrojtja e Diddy do të zgjasë rreth një javë.

P. Diddy

Siç pretendon Page Six, Diddy do të qëndrojë në paraburgim deri në gjyq dhe ekipi i tij ligjor ka kërkuar tre herë të drejtën e lirimit me kusht, gjë që gjyqtari e refuzoi.

Pak ditë më parë, Diddy doli për herë të parë para gjyqit, ku përqafoi avokatët e tij dhe u mbështet nga familjarët.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Met Gala

Kujtojmë se reperi P Diddy u arrestua më 17 shtator në Neë York dhe avokati Tony Buzbee, i cili do të përfaqësojë viktimat, deklaroi gjëra shokuese rreth tij.

P. Diddy

Në aktakuzë thuhet se oficerët sekuestruan sasi të mëdha vaji për fëmijë dhe lubrifikantë në shtëpitë e tij në Miami dhe Los Angeles. Gjithashtu, ata zbuluan edhe armë zjarri dhe municione.

Nëse dënohet në gjyqin e tij të ardhshëm federal në maj 2025, Diddy mund të përballet me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version