Telegrafi

Gjyqi ndaj rusit të shumëkërkuar, forcat speciale rrethojnë Gjykatën e Shkodrës

Në Gjykatën e Shkodrës po mbahet nën masa shumë të rrepta sigurie seanca gjyqësore ndaj rusit Igor Kokunokov, i arrestuar në muajin gusht në doganën e Muriqanit.

Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Moskës pasi 59-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Shkodrës është e blinduar nga forca speciale të ardhura nga Tirana. Ai konsiderohet si një person shumë i rëndësishëm i botës së krimit në Rusi dhe në Serbi.

Bosi i krimit Igor Kokunov, i njohur gjithashtu me nofkën “Vasya Bandit”, u arratis më 22 shkurt të vitit 2022 nga “arresti shtëpiak” në pritje të gjykimit. Ai akuzohet për vepra të rënda që parashikojnë dënim mbi 15 vite burgim.

Kokunov, akuzohet për krime të tilla si rrëmbimi, zhvatja, grabitja, mashtrimi dhe organizimi i biznesit të paligjshëm.

“Vasya Bandit” u arrestua nga autoritetet ruse në qershor të vitit 2020, ai gjithashtu akuzohet për koordinimin e kriminelëve në rajonet Sergiev Posad, Chekhov dhe Podolsk të rajonit të Moskës prej 27 vitesh. /Telegrafi/