Site icon Telegrafi

Gjyqi i famshëm i lordit të drogës, gruaja e El Chapo-s “vjedh” vëmendjen e mediave (Video)

Emma Coronel Aispuro, the wife of Joaquin Guzman, the Mexican drug lord known as "El Chapo", arrives at the Brooklyn Federal Courthouse ahead of the start of the trial of Guzman in New York City, New York, U.S., November 13, 2018. REUTERS/Mike Segar

Derisa pritej të fillonte gjyqi ndaj El Chapo-s (Joaquin Guzman), i cili akuzohet ndër tjerash edhe për “komplot për vrasje”, “trafik lëndësh narkotike” dhe “pastrim parash”, vëmendjen e mediave e ka “vjedhur” gruaja e tij.

Madje, siç shkruajnë mediat, përcjell Telegrafi, Emma Coronel Aispuro, 29 vjeçe, dukej se nuk ishte shumë e interesuar për të dëgjuar listën e akuzave kundër tij.

Sipas mediave, 29-vjeçarja hoqi kufjet kur prokurorët nisën të lexonin akuzat e rënda ndaj bashkëshortit të saj, duke përfshirë edhe dyshimet se kishte urdhëruar vrasjen e kushëririt të tij.

https://www.youtube.com/watch?v=UJjL0FOE6o4

Bosi i akuzuar i drogës, emri i të cilit është Joaquin Guzman, u dërgua në Nju Jork në fillim të vitit 2017.

Ai ia kishte dalë mbanë dy herë të arratisej nga burgjet në të kaluarën: një herë duke u fshehur në një karrocë rrobash të palara (ose të paktën kështu thuhet) dhe një tjetër herë duke shfrytëzuar një tunel për të dalë nga qelia, dhe që të dyja herët ka pasur një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe çuditërisht edhe simpatinë e rojeve të burgjeve.

Gjëja më e qartë ka qenë se asnjë burg i zakonshëm nuk bënte për të. Kështu që Guzman u dërgua në Qendrën Korrektuese Metropolitane (MCC), ngjitur me Bashkinë e Manhattanit.

Siç kanë raportuar mediat, ai është në një prej qendrave të paraburgimit më të sigurta në Amerikë, e njohur edhe si “Little Gitmo”. Emra të tjerë që janë dërguar atje, mund të përmenden krimineli John Gotti Sr. dhe një ndihmës i Osama bin Ladenit.

Në efekt anësor është fakti se për 19 muajt e fundit, secila nga paraqitjet e tij në gjykatë ka kërkuar mbylljen e urës së Brooklynit për qytetarët, në mënyrë që dhjetëra makina policie dhe emergjencash të mund të shoqëronin atë në vajtje e kthim. /Telegrafi/

Exit mobile version