Telegrafi

Gjyqi i El Chapos, zbulohen kodet sekrete që përdorte “mbreti i drogës”

Mbreti i drogës në Meksikë, El Chapo, përdorte kodet e fshehta për të kontrabanduar mijëra kilogramë kokainë në Shtetet e Bashkuara, një nga anëtarët e tij të lartë të kartelit i tha një gjykate në Nju Jork sot.

Joaquin Guzman Loera, i njohur si “El Chapo”, do të kërkonte që punonjësit e tij të “organizonin një festë” në netët që donte të sillnin avionë të mbushur me narkotikë nga Kolumbia në Meksikë.

Sipas mediave, përcjell Telegrafi, ai i referohej kokainës si “këmisha”, aeroplanit si “vajza”, karburanteve si “verë” dhe parave si “dokumente”, tha ish anëtari i kartelit, Miguel Angel Martinez.

“Ne kishim kode për çdo gjë”, tha dëshmitari i qeverisë për Gjykatën Federale të Bruklinit të hënën.

“Z. Guzman më tha që gjithmonë të jem shumë i kujdesshëm sepse qeveria amerikane mund të dëgjonte bisedat tona”.

“Kolumbianët e quanin atë ‘mi papa’ (babai im)”.

Me gruan magjepsëse Emma Coronel Aispuro atje për ta mbështetur atë, El Chapo u dëgjua me vëmendje, ndërsa lista e gjatë e krimeve të tij të dyshuara u rrëfye në Gjykatën Federale të Bruklinit.

Kishte një moment drame kur – pavarësisht nga rreziqet e rrepta të sigurisë dhe x-ray në hyrje të ndërtesës dhe sallës së gjyqit – u zbulua se zonja Aispuro kishte marrë një telefon celular në gjykatë.

Guzman thuhet se është mashtrues profesional, pasi u arratis dy herë nga burgu në Meksikë, duke u fshehur në një shportë lavanderie dhe duke gërmuar një tunel nga burgu i sigurisë maksimale. /Telegrafi/