Drejtësia dhe shteti i së drejtës, edhe këtë vit kët terme ishin fjalët më shpesh të përdorura në paraqitjet e politikanëve vendor dhe organizmave ndërkombëtarë, drejtë cilave po synon Maqedoni. Por, a mbetën këto terme vetëm fjalë para syve të qytetarëve të rëndomtë? Për avancimin apo ngecjen e shtetit të së drejtës në vitin 2016, Alsat-M ka pyetur edhe ish gjykatësen në Strasburg, Margarita Nikollovska. Ajo thotë se sërish janë përsëritur kritikat në raportin e BE-së për Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur flasim për gjyqësorin, të gjithë tashmë e kanë të qartë. Mjaftonin vetëm komentet për standardet e dyfishta në përcaktimin e masave të arrestit apo përcaktimin e masave tjera të kujdesit. Kur flasim për punën e prokurorëve, gjithashtu mendoj se thuajse askush nuk është i kënaqur. Fillimisht për shkak të pasivitetit të tyre lidhur mendonjë aktivitet i cili nuk çon në asnjë rezultat”, deklaroi Margarita Nikollovska, ish gjykatëse.
Ajo megjithatë shprehet optimiste deri diku, se në gjyqësor ka ende persona që mund të mbajnë barrën e reformave të paralajmëruara./Telegrafi/