Site icon Telegrafi

Gjyqësori heq dorë nga Stema e Republikës

Vendimin për heqje e ka marrë më 30 dhjetor 2013 pas ndryshimit të stemës së vjetër, kurse nga 3 janari ka hyrë në fuqi ky vendim.

KGJK i ka njoftuar gjykatat se prej 3 janarit nuk përdoret më stema e vjetër dhe ajo e Republikës së Kosovës.

Heqjen e stemës KGJK-ja e ka bërë dy muaj pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte hequr elementet e shtetit, duke përfshirë stemën nga fletëvotimet. Këtë e kishte kërkuar pala serbe në bisedimet që po zhvillohen në Bruksel. Kishte kërkuar që një gjë të tillë ta bëjë edhe gjyqësori, çka ishte kundërshtuar. /Koha Ditrore/
 

Exit mobile version