Site icon Telegrafi

“Me gjymtyrë të këputur”, detaje të reja pas shpërthimit të tritolit në autostradën Sauk-TEG, 27-vjeçari u nxorr i gjallë nga makina

Një 27-vjeçar, Aleksandër Sadikaj, humbi jetën mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një atentati në autostradën Sauk-TEG.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, persona ende të paidentifikuar, kishin vendosur një sasi lënde plasëse, në pjesën e përparme të makinës me të cilën i riu po udhëtonte i vetëm.

Dyshohet se shpërthimi të jetë telekomanduar në distancë, ndërsa si pasojë e plagëve, 27-vjeçari Sadikaj, ndërroi jetë në spital.

I tëri mjeti është përfshirë nga flakët, ndërsa shtëllunga tymi të zinj, mbuluan zonën.

Po sipas asaj që raportojnë mediat, 27-vjecari është nxjerrë i gjallë nga makina, dhe ndihma e parë i është dhënë nga kalimtarë të rastit.

Si pasojë e shpërthimit të fortë në makinë, të riut iu këputën gjymtyrët.

Exit mobile version