Telegrafi

“Me Gjylen” sjell episodin e ri “Pushteti” me intriga familjare dhe të qeshura pa fund

Foto: Me Gjylen/YouTube

Seriali i dashur dhe i ndjekur me pasion nga publiku “Me Gjylen” ka ardhur së fundmi me një episod të ri që  sjellë të qeshura dhe qejfe në çdo shtëpi – dhe nuk ka zhgënjyer aspak.

Episodi, i titulluar “Pushteti”, sjellë një sërë situatash të reja komike të cilat trazojnë dinamikën e familjes që jetojnë bashkë nën një çati.

Në qendër të këtij kaosi humoristik është Selatini, i cili bie pre e një lloj krize mesjetare dhe vendos të ndërrojë pamjen e tij në një mënyrë të guximshme – një manovër e cila hap rrugën për një sërë zgjedhjesh të papritura dhe qesharake nga anëtarët e tjerë të familjes.

Foto: Me Gjylen/YouTube

Gjyla dhe Lulja shohin në ndryshimin e Selatinit një mundësi për t’u ngjitur në fronin e putshetit të shtëpisë. Ato manovrojnë me mjeshtëri për t’u vënë në krye të rendit familjar, duke i dhënë serisë një kthesë të re përmes strategjive të tyre të avancuara dhe, ndonjëherë, të çuditshme për të arritur në pushtet.

Lulja, veçanërisht, merr përgjegjësitë e Vjollcës në shkollë, duke e detyruar këtë të fundit të qëndrojë në shtëpi dhe duke i kthyer rregullat mbi kokë.

Ndërkohë, Naseri dhe Naimi ia terheqin vërejtjen Abedinit pas “tradhtisë” që ia bëri së fundmi motrës së tyre, Nerimanit. /Telegrafi/