Gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një diskoteke në parkun e qytetit në Shkup, vazhdon më 9 nëntor, pasi sot nga ana e mbrojtjes janë parashtruar dëshmi në Gjykatën themelore penale Shkup.
Në gjykim janë ftuar Zora Mitiq, psikiatre dhe Sonja Eftimova, specialiste për psikologji, të cilat e kanë analizuar gjendjen psikike të Anxhelo Gjorgjievskit, njërin nga të akuzuarit në këtë proces.
Mitiq tha se Anxhello ka pasur shenja plage në dorën e djathtë, e njëjta më të cilën ia shkakton goditjen e parë viktimës Tot. Sipas saj, muskulatura e këtij ekstremiteti është e dobët, qo do të thotë se edhe goditja ka qenë e dobët.
Në gjykim ka dëshmuar edhe Sanja Eftoimovska, specialiste për psikologji mjekësore. Ajo e ka përshkruar Gjorgjievskin si person, i cili është pasiv në gjendje të stresit.
Dëshmitarët e ftuar, për të cilët është paraparë të marrin pjesë në seancën e sotme, nuk ishin të pranishëm.
Prokuroria Themelore Publike Shkup i ndjek të pandehurit Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta Denis Tot.
Seancën e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja, Tanja Trajçevska.