Site icon Telegrafi

Gjykimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa” shtyhet për më 15 maj

Gjykimi për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” është shtyrë për më 15 maj. Akoma pritet ekstradimi i ish-agjentëve Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi.

Gjykata vendosi që nëse Grujevski dhe Boshkovski deri në seancën e radhës nuk ekstradohen, do të gjykohen veçmas dhe në mungesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme për këtë lëndë u paraqitën ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Në këtë lëndë përveç tyre i akuzuar është edhe ish-shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski.

Sipas aktakuzës në këtë lëndë, përmes sistemit për ndjekjen e komunikimeve në DSK, në periudhën 2008 deri 2015 ilegalisht janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë./Telegrafi/

Exit mobile version