Gjykimi për lëndën ‘TNT’, përkatësiht për rrënimin e kompleksit Kosmos vazhdon më 15 tetor. Në seancën e sotme janë dëgjuar dy dëshmitarë të propozuar nga mbrojtja.
Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe udhëheq gjykatësi Ognen, Stavrev, ndërsa përfaqësues i Prokurorisë është ish prokurori i PSP-së, Bursim Rustemi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancë mori pjesë edhe investitori i ndërtesës Kosmos, Fijat Canovski.
Në këtë lëndë të akuzuar janë Mile Janakieski, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, ndërsa Nikolla Gruevski gjykohet në mungesë./Telegrafi/