Site icon Telegrafi

Gjykimi për rastin “Monstra” nesër nis nga e para

Në Gjykatën Penale, nesër rikthehet në rigjykim rasti “Monstra”, për të cilin akuzohen gjashtë persona. Rigjykimi vjen me kërkesë të Prokurorisë Publike, pas anulimit të akt-gjykimit të shkallës së parë dhe të dytë dhe pasi të dyshuarit u lanë të mbrohen në liri. Pala mbrojtëse beson në epilog pozitiv edhe atë për jo më shumë se katër seancë gjyqësore.

Familjarët e të akuzuarve shpresojnë në lirimin e plotë të dyshuarve. Bedri Hajdari beson se provat e dy Prokurorive do të dëshmojnë pafajësinë e gjashtë të akuzuarve.

Kohë më parë Gjykata Themelore e anuloi akt-gjykimin e shkallës së parë dhe të dytë dhe lëndën e ktheu nga fillimi, me kërkesë të Prokurorisë së Lartë Publike. Pas këtij vendimi, nga paraburgimi u liruan Agim Ismailoviq, Haki Aziri dhe Sami Luta.

Pas vendimit për lirim, i akuzuari Fejzi Haziri për shkak të një vepre tjetër, fillimisht u dërgua në burgun e Shtipirt, ndërsa pak ditë më parë për shkaqe shëndetësore ky i fundit u la që të mbrohet në liri. Fletë-arrestet ndërkombëtare për të akuzuarit e parë Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviqin janë ende aktive. Gjashtë të dyshuarit, akuzohen për vrasjen e 5 djemve të rinj dhe një peshkatari në liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012./alsat/

Exit mobile version