Sot do të mbahet seanca gjyqësore për të akuzuarit në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë, por me dyer të mbyllura për opinionin. Në seancë duhet të dëgjohen transkriptat e bisedave të përgjuara ditën e luftimeve, ku akuzohen 37 persona për terrorizëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo është seanca e dytë për vitin 2017, pasi seanca e parë për vitin 2017 u mbajt më 10 janar të këtij muaji. /Telegrafi/