Gjykimi për rastin e ndjekjeve të paligjshme të komunikimeve të PSP-së, “Shënjestra-Fortesa” vazhdon më 11 qershor me marrjen në pyetje të dëshmitarit Zvonko Kostovski nga ana e të akuzuarit Sasho Mijallkov dhe me marrjen në pyetje të dëshmitarit të ardhshëm Sasho Trajkovski.
Në pyetjet e sotme nga mbrojtja nëse urdhrat e parë gjyqësorë në “ips sistemin” ishin në janar të vitit 2015, dëshmitari Kostovski tha se nuk kujtohet, por nëse do të kishte shenja kjo do të ishte në vitin 2015, sepse në vitin 2014 nuk është lëshuar.
Në pyetje të të akuzuarit, Sasho Mijalkov, nëse pa u caktuar llogari e shfrytëzuesit dikujt është mundur t’i bëhet shënime sipas urdhrave gjyqësore, dëshmitari Kostovski sqaroi se si çdo vit tjetër edhe në vitin 2014 janë përpunuar 60 emra të shfrytëzuesve për riproducentë.
Dëshmitari Kostovski sqaroi se urdhri gjyqësor për shënime ndoshta është vendosur edhe në dy sisteme, me qëllim që të testohet ips sistemi.
I pyetur nga Mijalkov nëse e ka të njohur se është formuar Komision për implementimin e ips sistemit të nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe e udhëhequr nga Nevojsha Stajkoviq, dëshmitari Kostovski tha se nuk e ka të njohur.
Në kërkesën për ta sqaruar hapësirën ku ka qenë serveri, Kostovski tha se serveret nga vering sistemi ishin në hapësirën e dytë, ndërsa të sistemit për kontroll kufitar në hapësirën e parë.
I pyetur nëse ka mundur të krijojë llogari shfrytëzuese pa e zbuluar askush, dëshmitari tha se si top administratorë i ka të gjitha privilegjet dhe nuk ka pasur nevojë të krijojë shfrytëzues me ingerenca më të vogla.
Në pyetjen pse nuk ka mbajtur kopje nga log fajlet si dëshmi për para gjykatës, dëshmitari tha se dëshmia reale ishte në vetë sistemin, ndërsa lista e targetëve të futur në eksel tabelën nuk është asnjë dëshmi.
Ndryshe, rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është PSP-ja.
Në lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së të akuzuar janë ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkoski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ish-drejtori i SDSK-së Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria.
Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve në DSK në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të kundërligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefoni për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.
Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësore të 1.541 numra ose gjithsej 5.827 numra të telefonit. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë./Telegrafi/