Seanca e parë gjyqësore për rastin e vdekjes së 20-vjeçarit Nikolla Sazdovski, i cili ka qenë pjesë e tifo-grupit “Komitët” do të mbahet më 9 nëntor, ndërsa procesin do ta udhëheq Daniella Alleksovska-Stevanovski.
Sazdovski më 29 qershor u sulmua fizikisht në stacionin e autobusëve në Autokomandë të Shkupit, ndërsa pas dhjetë ditëve në Klinikën për Anestezi dhe Reanimacion, ndërro jetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Vdekja e tij shkaktoi protesta tek qytetarët, të cilët kërkuan që të dënohen ata që e sulmuan fizikisht.
Të akuzuar për rrahjen e Sazdovskit janë dy persona: B.B dhe S.R.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup këtë vepër e kualifikoi si “vrasje”, ndërsa edhe kjo shkaktoi reagim tek opinioni maqedonas./Telegrafi/