Gjykimi për rastin “Dhuna në Qendër” vazhdon më 18 nëntor, pasi sot procedura gjyqësore filloi nga fillimi për shkak të përfundimit të afatit prej 90 ditëve të mbajtjes së seancës së fundit.
Për seancën e ardhshme si dëshmitarë është thirrur këshilltari teknik të mbrojtjes.
Rasti udhëhiqet nga gjyqtari Dushko Josifovski, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Fatime Fetai./Telegrafi/