Sot u mbajt seanca e sotme për lëndën e PSP-së “Shuplakat” në Komuën Qendër, ku ish-kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernoski përgjigjej në pyetjet e palës mbrojtëse. Seanca tjetër është caktuar për me 19 prill, kur duhet të pyten edhe dy dëshmitarë tjerë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Të akuzur për lëndë janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri për Transport dhe Lidhje, Mile Janakievski, deputetja e OBRM-PDUKM-së, Daniela Rangellova dhe dy persona tjerë, këta sot para Gjykatës deklaruan se janë të pafajshëm.
Prokurorja nga PSP Fatime Fetai tha se në sencën e kaluar ka kërkuar paraburgim për njërin nga të akuzuarit, por ishte refuzuar nga Gjykata me arsyetimin se ka sjellë vërtetim mjekësor.
Nga PSP kanë kërkuar vlerësimin e sëmundjes dhe inspektim të Shtëpisë së Shëndetit të Përgjithshëm ku është dhënë vërtetimi. Nga Komisioni për Mbykqyrjen e Ekspertizë është konstatuar se gjatë dhënies së vërtetimit për sëmundjen e Milan Andonovski ka pasur lëshime. Në të sëmurin mungojnë analizat standarde laboratorike.
Mbrojtja ka kërkuar ndërprerjen e debatit dhe të caktohet dëgjimi i C.D-ve në seancë e ardhshme, si dhe kopjen të raportit mjekësor nga PSP-ja.
Të akuzuarit në lëndën “Shuplaka” janë akuzuar për nxitje të dhunës që ka ndodhur gjatë protestave para Komunës Qendër. /Telegrafi/