Gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale “Titanik 3” në të cilën të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri, sot filloi nga fillimi për shkak të ndryshimit të trupit gjyqësor.
Në seancën e sotme PSP dhe avokatët e të akuzuarve i konfirmuan fjalët hyrëse të dhëna më parë, ndërsa pas deklarimit të të akuzuarve Ejup Alimi dhe Ismet Guri si të pafajshëm, gjykimi vazhdoi me procedurën e dëshmive, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas PSP-së, dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve në Çair, me qëllim që të fitojnë fuqi politike.
Seanca e radhës për “Titanik 3” do të mbahet më 18 tetor, në të cilën do të dëshmojnë dëshmitarë të rinj./Telegrafi/