Gjykimi për lëndën e PSP-së “Dhuna në Qendër” në të cilën të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja e OBRM-PDUKM-së Daniella Rangellova dhe 9 persona tjerë, do të vazhdojë më 13 mars.
Gjykatësi Dushan Josifov vendosi të shtyjë gjykimin, pas vërejtjes së Gruevskit dhe të akuzuarve tjerë, të cilët thanë se nuk e kuptojnë aktakuzën pasi nuk e kanë pranuar në formë të shkruar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësi obligoi PSP-në të dorëzojë si tekst aktakuzën, që të akuzuarit ta kuptojnë plotësisht.
Gjykimi për “Dhunën në Qendër” sot filloi prej fillimi pasi me vendosjen e re të gjykatësve, këtë lëndë e ka marrë Dushan Josifov.
Përndryshe, të akuzuarit në lëndën “Dhuna në Qendër” akuzohen për shkaktim të dhunës që ndodhën gjatë protestave para Komunës Qendër./Telegrafi/