Gjykimi për lëndën për kërkesën dëmshpërblyese të Orce Kamçevit nga Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva për rastin ”Reket”, vazhdon më 11 maj.
Në seancën e sotme, paditësi Kamçev e ka tërhequr padinë kundër Zoran Milevski-Kiçeec, i cili, krahas Jovanovskit dhe Janevës ishte një nga të pandehurit, nga të cilët Kamçev paraprakisht kërkonte që t’i paguhet dëmshpërblimi.
Në seancën e sotme, deklaratën e parë e dha i pandehuri Orce Kamçev, i cili kronologjikisht i elaboroi ngjarjet përmes të cilave ai mendon se i është shkaktuar dëm.
“Fondet që më janë detyruar dhe të cilat i kërkoj si dëmshpërblim konform edhe ekspertizës që është dorëzuar, janë mjete të mia, që janë dorëzuar përmes personave të tjerë, të theksuar në procedurën, e për të cilat edhe në ekspertizë është konfirmuar se janë bartur nga llogaria ime transaksione dhe për të cilat fonde i është paguar tatim Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Kamçev.
I padituri Bojan Jovanovski në deklaratën e tij theksoi se e hedh poshtë plotësisht kërkesën e dëmshpërblimit.
Gjykimi për këtë lëndë vazhdon më 11 maj me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të propozuar nga paditësi, Ana Kamçeva, Ratka Kunovska Kamçeva, kristina Kamçeva dhe Mirjana Boshkova.